Site icon Telegrafi

Dua Lipa dhe Anwar Hadid lyejnë thonjtë bashkë, e kombinojnë manikyrin e tyre ashtu si edhe stilin e veshjes

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë rrëmbyer së fundmi vëmendjen e fansave me mënyrën se si i kanë lyer thonjtë, te artistja e manikyrit, Mei Kawajiri, e cila shërben si mjeshtre prapa të gjitha manikyrave super të lezetshme të këngëtares nga ky sezon.

Tani, duket se i dashuri i Duas, Anwar Hadid, gjithashtu po i bashkohet bandës së manikyrit. Çifti, të cilët kanë rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave me mënyrën se si kombinohen me njëri-tjetrin, duket se vendosën që së bashku të bëjnë manikyr neoni, që përputheshin me njëri-tjetrin, duke konfirmuar se sa të lezetshëm (dhe në trend) janë vërtet, shkruan Allure, transmeton Telegrafi.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Dyshja vizituan Kawajirin në sallonin e saj me qendër në New York për të bërë thonjtë e tyre së bashku, dhe rezultati doli të mos ishte asgjë epike. Lipa zgjodhi një ngjyrë të bardhë me bazë neutrale, me dizajne gjeometrike jeshile dhe rozë në majë, ndërsa Hadid vendosi që gishtat t’i lyejë me reflekset neon.

Lexo po ashtu Edhe Anwar Hadid ndryshon drastikisht flokët, bashkë me Duan enden të lumtur në New York

Artistja Kawajiri i veshi thonjtë e tij me ngjyrën rozë, të verdhë dhe me blu, ku shkruante “APLUS” nëpër to. Kawajiri ndau një fotografi të manikyrave të përfunduara në Instagram me titullin, “Bashkë”.

Ndërsa manikyrët në fjalë nuk janë saktësisht të njëjta, ato janë mjaft të ngjashme sa është e sigurt të thuash se ky është një tjetër “moment binjakëzimi” – nëse dëshiron – për çiftin e ri.

Për ata që nuk e dinë, dyshja u takuan disa muaj më parë pasi Dua Lipa u nda nga kuzhinieri, Isaac Carew. Që atëherë, ata kanë qenë pak a shumë të pandashëm.

Natyrisht, fansat e fiksuar nga manikyri i të dyve, nuk hezituan që të komentojnë në fotografinë e artistes së manikyrit Kawajiri, duke shkruar komente të tipit si: “fuqia e dashurisë”, “dashuri e vërtetë”, “të mahnitshëm”, etj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version