Site icon Telegrafi

Dua krenare me Ritën, Erën, e Majlindën: Dua që të gjithë t’i njohin talentët që vijnë nga Kosova

Këngëtarja Dua Lipa ishte çdo moment e shoqëruar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa, gjatë konferencës (Foto: Telegrafi)

Këngëtarja Dua Lipa ka mbajtur sot (e mërkurë) konferencën për media në Prishtinë.

Dua citoi edhe njëherë se ndjehet krenare për prejardhjen e saj, ndërsa thotë që përmes festivalit “Sunny Hill” tenton të prezantojë jashtë vendit kulturën dhe emrat e njohur nga Kosova.

E përfolur shumë për raportet e ftohura me artisten tjetër të famshme, Rita Ora, Dua duket se shuajti çdo dilemë sa i përket respektit dhe njohjes që ato kanë ndaj njëra-tjetrës.

Momente gjatë konferencës (Foto: Telegrafi)

Kjo, pasi artistja Lipa e përmendi jo vetëm Rita Orën, por edhe Era Istrefin e Majlinda Kelmendin, duke thënë se ndjehet krenare që Kosova ka emra të tillë.

Ndër të tjerash, ajo tha se shpreson që në të ardhmen, me të dëgjuar fjalën Kosova, njerëzve do t’u shkojë mendja menjëherë te këta emra që e bëjnë të famshëm.

Lexo po ashtu Dua Lipa: Është vetëm fillimi i karrierës, jam shumë me fat që kam mundësi të bëj diçka për të cilën vendi im është krenar

“Dua të dëgjoj duke thënë e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova, Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova. Kemi qejf që me këtë festival me pa që ka shumë talenta nga Kosova dhe shumë arsye me vizitu Kosovën”, ka thënë Dua Lipa.

E njëjta, do të jetë prezente në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, këtë të premte më 10 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version