Telegrafi

Dua me katër, Rita me dy nominime në Brit Awards – këngët, kategoritë dhe konkurrentët

Dua Lipa, Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë përfshirë në listën e të nominuarve në edicionin e sivjetmë të Brit Awards.

23-vjeçarja Dua udhëheq konkurrimin me katër nominime në dy kategori – për ‘Këngën më të mirë’ dhe ‘Videoklipin më të mirë’, ndërsa në po aq kategori, konkurron edhe këngëtarja e muzikës pop, Anne-Marie.

Kënga e saj solo “IDGAF” është në konkurrim edhe për këngën më të mirë edhe për videon më të mirë muzikore, ashtu si edhe bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”.

“IDGAF” është lansuar më 12 janar 2018 dhe numëron 452 milionë shikime në YouTube, derisa “One Kiss” është publikuar më 2 maj 2018 dhe është shikuar mbi 465 milionë herë.


Lista e plotë e të nominuarve në kategorinë për këngën më të mirë të një artisti britanik:
Calvin Harris dhe Dua Lipa – One Kiss
George Ezra – Shotgun
Rudimental ft Macklemore, Jess Glynne dhe Dan Caplen – These Days
Dua Lipa – IDGAF
Anne-Marie – 2002
Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo
Sigala ft Paloma Faith – Lullaby
Ramz – Barking
Jess Glynne – I’ll Be There
Tom Walker – Leave A Light On


Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DUA LIPËN

28-vjeçarja Rita është përfshirë në garë me dy nominime në kategorinë për ‘Videoklipin më të mirë’ me këngët, “Let You Love Me” dhe “For You”.

Videoja muzikore e “Let You Love Me” është publikuar në YouTube më 21 shtator 2018 dhe deri më tani është shikuar mbi 198 milionë herë.

Ndërsa bashkëpunimi me Liam Payne për temën muzikore të filmit “50 Shades Free”, “For You”, është lansuar më 26 janar 2018 dhe është shikuar mbi 214 milionë herë deri më tani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për RITA ORËN

Dy shqiptaret e famshme janë në konkurrim edhe me njëra-tjetrën në kategorinë për ‘Videoklipin më të mirë të një artisti britanik’, ku konkurrojnë me nga dy këngë secila.


Lista e plotë e të nominuarve në kategorinë për videoklipin më të mirë të një artisti britanik:
Anne-Marie – 2002
Calvin Harris dhe Dua Lipa – One Kiss
Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo
Dua Lipa – IDGAF
Jax Jones ft Ina Wroldsen – Breathe
Jonas Blue ft Jack & Jack – Rise
Liam Payne dhe Rita Ora – For You (50 Shades Free)
Little Mix ft Nicki Minaj – Woman Like Me
Rita Ora – Let You Love Me
Rudimental ft Macklemore, Jess Glynne dhe Dan Caplen – These Days


Edicioni i sivjetmë i Brit Awards mbahet më 20 shkurt 2019 (e mërkurë) në O2 Arena të Londrës, ku nikoqir i evenimentit do të jetë komiku Jack Whitehall. /Telegrafi/