Telegrafi

Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus

Operatorët ukrainas të dronëve po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj makinerisë luftarake ruse.

Ata me dronët kamikaz po hedhin në erë tanke, mjete të ndryshme të blinduara e madje edhe sisteme raketore, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, një dron tjetër poashtu kamikaz hodhi në erë një tank të ushtrisë së Putinit, i cili pandërprerë po shtinte në drejtim të pozicioneve të ushtrisë ukrainase.

Lexo po ashtu Shefi i grupit mercenar Wagner: Elita ruse i dërgon fëmijët në universitete , ndërsa ata të punëtorëve vdesin në luftë

Ai fillimisht lokalizohet dhe më pas droni i vërsulet me shpejtësi dhe përplaset në të, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi tankun.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, operatorët e dronëve kanë luajtur një rol të veçantë në fushëbetejë. /Telegrafi/