Telegrafi

Dron sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për Luiz Ejllin

Ai është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyer në publik, për sa i përket lojës në Big Brother VIP Albania.

Bëhet fjalë për këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, i cili tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve.

Artisti deri më tani është befasuar me dronë të shumtë nga miqtë dhe ata që e përcjellin vazhdimisht.

Foto: Screenshot/Instagram

Ditën e sotme (e hënë), banori i BBVA është surprizuar sërish me një dron që sillej nëpër shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

Lexo po ashtu Butrint Imeri reagon për videon ku thuhej se në koncertin e tij u përmend Luizi

“Luiz shqiptarët të kanë zemër”, shkruhej në dron bashkangjitur një fotografi të tij dhe tashmë të dashurës së tij, Kiara Titos.

Foto: Screenshot/Instagram

Luizi ka thyer tashmë çdo rekord në rrjete sociale dhe ka kaluar miliardin e parë në TikTok.

Veç kësaj, fansat për të e kanë shprehur dashurinë në mënyra të ndryshme e madje edhe me tatuazhe. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram