Telegrafi

Droga dobësoi efektin e barnave, Ozzy Osbourne mori katër herë dozë më të madhe anestezie

(Foto: Instagram/ozzyosbourne)

Ozzy Osbourne ka treguar se mjekët duhej t’i jepnin dozë katër herë më të madhe të anestezisë në kohën kur ai merrte më shumë drogë, në mënyrë që të kishte efekt.

Duke folur për radiostacionin amerikan Sirius XM, këngëtari i “Black Sabbath” kujtoi se si iu desh t’i nënshtrohej një operacioni disa vite më parë. Kjo kishte ndodhur në kohën kur varësia e tij nga droga ishte në kulmin e saj.

“Djali që më dha anestezi më pyeti sa kohë kam luajtur muzikë. Dhe unë thashë: ‘Shumë e shumë vite’. Dhe vazhdova të flisja. Dhe ai më thotë: ‘Epo, pse nuk po fle?!’”, ka rrëfyer muzikanti duke shtuar se mjekët duhej t’i jepnin katërfishin e sasisë së anestezisë për ta vënë në gjumë “për shkak të shkallës së lartë të tolerancës ndaj drogës”.

(Foto: Instagram/ozzyosbourne)

Megjithatë, 73-vjeçari shtoi se “ditët e tij të egra” tashmë i takojnë të kaluarës.

Lexo po ashtu Ozzy Osbourne pranon se vuan nga sëmundja Parkinson

“Ajo që më mban larg drogës është pranimi i vetes ashtu siç jam, të bëj paqe me veten. Gjithashtu e ndihmoi familjen time që të jetë më afër dhe të qëndrojë së bashku”, ka thënë rokeri.

(Foto: Instagram/ozzyosbourne)

Edhe pse bën një jetë më të qetë, Ozzy ka shumë probleme shëndetësore prej kohësh. Në vitin 2003, ai pothuajse vdiq në një aksident trafiku. Dy vjet më parë ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit dhe dhjetë ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore.

Lexo po ashtu Me lot në sy, Sharon tregon se Ozzy Osbourne është infektuar me COVID-19

Muzikanti gjithashtu iu nënshtrua një operacioni urgjent në vitin 2018, pas një infeksioni të rëndë të gishtit të madh. Më pas në vitin 2019, për shkak të komplikimeve nga gripi dhe bronkiti, ai përfundoi në një respirator. Në prill të këtij viti, atij iu desh të luftonte kundër COVID-19. /Telegrafi/