Loriana Kuka është eliminuar në 1/8 e finales në Lojërat Olimpike.
Xhudistja nga Kosova ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë në xhudo, por pa arritur të fitoj medalje olimpike përkundër fitores në rrethin e parë.
Trajneri i Lorianës dhe ekipit të xhudos, Driton Kuka ka bërë një shkrim emocionues rreth xhudistes kosovare.
Kuka ka shkruar disa fjalë nga zemra për mbesën e tij, duke thënë se ajo aq shumë e deshi medaljen olimpike.
Postimi i plotë nga Driton Kuka (Pa ndërhyrje):
Paris 2024 … Loriana Kuka 78 kg
Shënoj fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin … La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare!
Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore,e deshte edhe Olimpike por fati se deshti!
Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen,ekipin e Kombin Shqiptar!
Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand,vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë,te Agroni te mbarë familja jonë! Fal teje vlla, jam në xhudo,fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës!
Si axha yt … Lori të uroj fatin e Botës në jetën tande tash e tutje,në rrugëtimin e ri jetësor!
Faleminderit për krejt. Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!. /Telegrafi/