Telegrafi

Drenas, arrestohet një person për organizim të paligjshëm të bixhozit dhe skemave piramidale

Të premten në Drenas është arrestuar një person pasi në lokalin e tij është vërtetuar organizim i bixhozit të paligjshëm dhe organizim i skemave piramidale.

Kështu thuhet në njoftimin e 24 orëshit të fundit Policisë së Kosovës.

“Nga lokali i lartcekur janë konfiskuar 14 (katërmbëdhjetë) shtëpiza të kompjuterëve, një diviar, një telefon si dhe 135.3 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/