Mediat italiane kanë zbuluar emrat që Milani po kërkon të transferojë nga Real Madridi në këtë verë.
Drejtuesit e rinj të Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban udhëtuan për në Madrid të mërkurën, për atë që u përshkrua si një ‘blic’ me drejtuesin e Los Blancos, Angel Sanchez.
Nuk është e qartë se cilët janë duke synuar, me Dani Ceballos, Borja Mayoral dhe madje edhe Isco Alarcon raportohet të jenë në shikimin e Rossonerëve.
Megjithatë, mediumi italian Corriere dello Sport beson se kuqezinjtë kanë ndryshuar qasjen dhe tani po synojnë emra të rinj dhe më të konfirmuar.
Real Madridi ka nevojë për të shitur lojtarë pas investimeve prej më shumë se 300 milionë eurosh për Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe Rodrygo.
Sipas Gazzetta dello Sport, Maldini dhe Boban pyetën për talentin norvegjez Odegaard, i cili vlerësohet në 30 milion euro, ndërsa u interesuan edhe Marco Asensio dhe Matteo Kovacic.
“Udhëtimi shkoi mirë. Ne gjithmonë kemi lajme të mira për Giampaolon dhe jemi optimist për këtë Milan”, ka thënë Maldini për Sky Sport Italia.
Il Corriere gjithashtu pretendon se Milani ka hulumtuar mundësinë e mundshme për Nacho Fernandez dhe Sergio Reguilon, ndërsa La Gazzetta kundërvihet duke thënë se Theo Hernandez ishte opsioni mbrojtës që ata synuan. /Telegrafi/