Klubi anglez, Manchester United po shqyrton planet për të blerë tre mesfushorë këtë verë.
Paul Pogba së shpejti mund të largohet nga Old Trafford si transferim i lirë, ndërsa Nemanja Matic është afër fundit të karrierës.
Dhe trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick, i cili do të marrë një rol drejtuesit këtë verë, ka punuar me drejtuesit e klubit për të identifikuar nënshkrimin e disa yjeve.
Sipas mediumit të njohur ESPN, klubi nga Old Trafford dëshiron të rrisë opsionet e tyre në mes të fushës.
Llogaritet se Declan Rice i West Ham, 23 vjeç, Kalvin Phillips i Leeds , 26 vjeç dhe Amadou Haidara i RB Leipzig, 24 vjeç, të gjithë janë caktuar si objektiva të verës.
Negociatat me tre mesfushorët, si dhe klubet e tyre, thuhet se mund të fillojnë së shpejti.
Thuhet se Unitedi kishte deri në 15 mesfushorë në listën e tyre të ngushtë përpara se ta zvogëlonte atë në tre: Rice, Phillips dhe Haidara.
Por, Djajtë e Kuq gjithashtu shpresojnë të konsultohet me menaxherin e tyre të ardhshëm të përhershëm përpara se të paguajnë para për çdo blerje të re. /Telegrafi/