Liverpooli dhe Bayern Munich kanë arritur në një bllokim për negociatat për mesfushorin Thiago Alcantara.
Sipas mediumit Kicker, trajneri i Reds, Jurgen Klopp është një tifoz i madh i lojtarit, por drejtuesit e klubit nga Anfield nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar për lojtarin.
Bayerni thuhet se çmon mesfushorin e tyre dhe kërkojnë 27 milionë funte për ta lënë të lirë të largohet kur i kanë mbetur edhe një vit në kontratën e tij.
Spanjolli u ka thënë Bavarezëve se është i prirur për një sfidë të re dhe nuk do të zgjasë qëndrimin e tij në Gjermani.
Thiago ka parë si pozitiv një transferim te Liverpooli, por Reds nuk po ecin përpara për të materializuar një transferim.
Kampionët e Ligës Premier kanë interes për lojtarin, por drejtuesit e klubit kërkojnë të kursejnë para dhe jo t’i shpenzojnë ato pas krizës së coronavirusit.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime për moshën e Thiago, i cili ka 29 vjeç dhe rekordin e tij të dëmtimeve, i cili nuk ka qenë i shkëlqyeshëm në Gjermani. /Telegrafi/