Drejtuesit e Interit dhe Chelseat u takuan të mërkurën për të diskutuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Andre Onana me Nerazzurrët që do të merrnin Trevoh Chalobah ose Ruben Loftus-Cheek në vend të Kepa Arrizabalaga.
Onana është shfaqur si objektivi i madh i Chelseat për sezonin 2023/24 dhe thuhet se ka nisur negociatat me Nerazzurrët.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e klubit u takuan të mërkurën në Milano, ku Nerazzurrët i informuan Blutë për çmimin e tyre të kërkuar për portierin, i cili është rreth 40 milionë euro.
Blutë duan të përfshijnë portierin Kepa në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para, por Interi nuk është i interesuar për portierin spanjoll.
Në vend të kësaj, ata do të ishin të hapur për të përfshirë mbrojtësin Chalobah ose mesfushorin Loftus-Cheek në negociatat me Blutë.
Qendërmbrojtësi anglez do të zëvendësojë Milan Skriniar në Giuseppe Meazza, me sllovakun që do t’i bashkohet PSG-së si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Chelsea-Inter, vertice per Onana: no a Kepa, ma con Chalobah o Loftus-Cheek… #calciomercato https://t.co/iEUimhQTuN
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 28, 2023
Bisedimet janë ende në një fazë paraprake, por Interi është i vetëdijshëm për interesin e fortë të Chelseat për Onanan, i cili u transferua në Meazza si një transferim i lirë nga Ajax verën e kaluar.
Nëse kamerunasi bashkohet me Blutë, Guglielmo Vicario i Empolit do të bëhet objektivi kryesor i Interit për portën në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/