Site icon Telegrafi

Drejtori i marketingut të Barcelonës, Guiu: Tebas është budalla nëse nuk na ndihmon ta rikthejmë Messin

Drejtori i marketingut të Barcelonës, Juli Guiu, ka kritikuar ashpër presidentin e La Ligas, Javier Tebas, mes bisedave për ri-nënshkrimin e Lionel Messit nga Paris Saint-Germain.

Kreu i ligës spanjolle ka deklaruar se klubi katalunas mund të nënshkruajë me argjentinasin nëse përmbush kërkesat e Fair Play-it Financiar, por autoritetet e garës nuk do t’i ndryshojnë rregullat për ta.

“Do të ishte një lajm i mirë, jo me shifrat që janë publikuar, por do të ishte një lajm i madh”, ka deklaruar Guiu, përcjell AS.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas thotë se Barcelona nuk mund ta regjistrojë Messin

“Ai është ende futbollisti numër një në botë, pa dyshim. (Erling) Haaland nuk ka talentin që ka Messi”.

“Është e qartë se rikthimi i tij do të ishte pozitiv në botën e marketingut, por kjo nuk do të thotë se ai do të kthehet”.

“Sigurisht, dhe do të ishte shumë marrëzi nëse ai (Tebas) nuk do të na ndihmonte që kjo marrëveshje të përfundojë, do të dilte si budalla”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version