Telegrafi

Drejtori i Juves dhe agjenti i Lukakut udhëtojnë në Angli për shkëmbimin e belgut me Dybalan

Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Juventusi është duke i nisur bisedimet e avancuara me Manchester Unitedin për shkëmbimin Romelu Lukaku – Paulo Dybala.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, thuhet se ka udhëtuar drejt Londrës për bisedime të avancuara së bashku me agjentin e sulmuesit belg, Federico Pastorello.

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Nga marrëveshja e shkëmbimit, Bianconerët pritet të përfitojnë 15 milionë euro, sepse La Joya vlerësohet 100 milionë euro, kurse Lukaku 85 milionë euro.

Klubet po vazhdojnë bisedimet rreth kushteve për arritjen e marrëveshjes, por gjithçka do të varet nëse Dybala do të pranojë të transferohet në Old Trafford.

Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ai do të kthehet të enjten në stërvitje dhe pritet të zhvillojë një takim thelbësor me trajnerin Maurizio Sarri.

Është raportuar se Djajtë e Kuq janë të interesuar edhe për Mario Mandzukicin dhe Blaise Matuidin, prandaj në raste se Dybala refuzon të largohet, atëherë njëri nga lojtarët e përmendur mund të përfshihet në marrëveshjen për Lukakun. /Telegrafi/