Telegrafi

Drejtori i Juventusit flet për rinovimin e Dybalas, por çuditë me deklaratën e tij për Martial

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene, këmbëngul se Paulo Dybala po trajtohet në të njëjtën mënyrë si çdo lojtar tjetër më klub edhe pse kontrata e tij po përfundon, ndërsa shtoi se ata nuk do të marrin Anthony Martial nga Manchester United ‘në ato shifra’ që paguhet francezi.

Drejtori foli në Sport Mediaset tij para ndeshjes e Sampdorian dhe pyetja për argjentinasin ishte e natyrshme.

“Kam thënë më parë se do të flasim për këtë në shkurt. Nuk është vetëm Dybala, ka edhe kontrata për t’u diskutuar me Cuadrado, Perin, kampionin evropian Bernardeschi dhe gjithashtu De Sciglion. Ne kemi thënë tashmë se do të ketë kohë për të folur me të gjithë, përfshirë Dybalan”.

“Unë nuk mendoj se dikush do të hyjë dhe do të përpiqet të nënshkruajë me ta si lojtarë të lirë. Ne kemi një raport të shkëlqyer me ta, ata janë shumë afër Juventusit dhe ne do të bëjmë me qetësi atë që duhet, në shkurt”, deklaroi Arrivabene.

Në fund, Arrivabene u pyet gjithashtu bisedimet me Manchester United për huazimin e Anthony Martial.

“Jo në ato shifra, jo. Ne as nuk do ta diskutojmë me shifra të caktuara”, deklaroi ai.

Raportohet se Manchester United dëshiron që Juve jo vetëm të mbulojë pagën e Martial për gjashtë muaj, por edhe të paguajë një shumë të madhe për të marrë francezin në huazim. /Telegrafi/