Telegrafi

Drejtori i Bayernit, Salihamidzic flet për situatën e De Ligt dhe Lewandowskit

Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Matthijs de Ligt nga Juventusi dhe situatën e sulmuesit Robert Lewandowski.

Largimi i Lewandowskit drejt Barcelonës dhe transferimi i de Ligt nga Juventusi kanë qenë dy ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në kampin bavarez.

Megjithatë, për t’i dhënë qartësi situatave është përkujdes të flasë drejtori i klubit, boshnjaku Salihamidzic.

“Ishte e rëndësishme të takohesha me Juven. Ne mbajtëm dy takime dhe biseduam, tani duhet të jemi të duruar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Në parim jam një person optimist. Ne do të bëjmë më të mirën për FC Bayern”, ka thënë fillimisht Salihamdzic për situatën e De Ligt.

Boshnjaku ka folur edhe për Lewandowskin, i cili u përfol se mund të hynte në grevë dhe të mos paraqitej në stërvitjet para-sezonale për të detyruar transferimin te Barcelona.

“Jo, nuk e kishte bërë kurrë. Roberti është një profesionist i madh, unë e njoh shumë mirë – kurrë nuk kam pasur dyshime se ai mund të mos paraqitet në stërvitje”, përfundoi drejtori i Bavarezëve. /Telegrafi/