Telegrafi

Draxler largohet nga PSG, drejt rikthimit në Bundesliga

PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Kylian Mbappe of PSG celebrates with Julian Draxler of PSG after he scores his sides fourth goal during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Julian Draxler po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Paris Saint Germain.

Sulmuesi anësor gjerman nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin.

Në fakt Tuchel i ka bërë me dije Draxlerit se nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe se duhet të gjejë një angazhim të ri.

Skuadra spanjolle Sevilla kërkoi transferimin e lojtarit, por reprezentuesi gjerman ka refuzuar një transferim të tillë.

Julian Draxler. (Getty Images)

Tani duket se lojtari do të rikthehet përsëri të luaj në vendlindjen e tij në Gjermani.

Skuadrat më të mëdha gjermane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Schalke 04, RB Leipzig dhe Hoffenheim janë skuadrat që po e duan lojtarin gjerman.

PSG i ka vendosur çmimin e largimit yllit të tyre për një shumë prej 35 milionë euro. /Telegrafi/