Pas dy fitoreve radhazi në Serie A, Interi barazoi ndaj Fiorentinas me rezultat 3-3 .
Zikaltrit ishin mjaft të organizuar në këtë ndeshje, por vendasit nuk hoqën dorë deri në fund për të marrë pikë nga kjo ndeshje.
Çuditërisht skuadra e Luciano Spallettit ishte në disavantazh që në minutën e parë, Stefan de Vrij paqëllim futi topin në portën e tij.
Por, nuk kaloi shume dhe Matias Vecinoi barazoi rezultatin në minutën e gjashtë, ndërsa në minutën e 40-të Matteo Politano i dha epërsinë mysafirëve dhe me rezultatin 1-2 skuadrat shkuan në pushim.
Interi e filloi mirë edhe pjesën e dytë, në minutën e 50-të erdhi dhe goli nga Ivan Perisic, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Për të bërë fundin e ndeshjes ma dramatik u përkujdes Luis Muriel, kolumbiani shënoi një gol fantastik nga gjuajta e lirë në minutën e 74. Në minutat shtesë të ndeshjes vendasit fituan një penallti, që në gol e shndërroi Jordan Veretout (100′).
Pas këtij barazimi Inter vazhdon në pozitën e tretë me 47 pikë, ndërsa Viola në vendin e nëntë me 36 pikë.
Në xhiron e radhës skuadra nga Milano udhëton te Cagliari, ndërsa Fiorentina do të jetë mysafire e Atalantas. /Telegrafi/