Site icon Telegrafi

Drake shpreson për një romancë me Kim Kardashian pas ndarjes nga Kanye West

Drake shpreson të fillojë një romancë me Kim Kardashian pasi të finalizojë divorcin me bashkëshortin e saj, Kanye West.

Burimet thonë se reperi kanadez, 34 vjeçar, filloi t’i dërgonte mesazhe nënës së katër fëmijëve në momentin kur dëgjoi se është duke i dhënë fund romancës shtatëvjeçare me reperin amerikan.

Kim, 40 vjeçe, bëri kërkesë për divorc nga artisti 43 vjeçar, duke përmendur ‘ndryshime të papajtueshme’.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Tani, një burim ka zbuluar për revistën Heat se Drake e ka marrë ndarjen e Kim si një mundësi për t’u afruar me të.

“Drake nuk mund ta kuptonte kurrë atë që Kim pa në Kanye – ai po thoshte për vite me radhë se ai nuk ishte mashkulli i duhur për të dhe se gjithçka do të mbaronte me lot”.

Lexo po ashtu Pas procedurës për divorc, Kim po fokusohet në karrierën si avokate

“Ai ishte i befasuar që iu desh shumë kohë për ta kuptuar dhe filloi t’i dërgonte asaj në momentin që u bë e qartë se divorci ishte i pashmangshëm. Ai është gati ta shohë sa herë që ajo e thotë fjalën, në thelb, dhe ai është i bindur që kjo do të ndodhë shumë shpejt”.

“Kim është e kujdesshme në lidhje me përfshirjen me dikë tjetër shumë shpejt para se të zgjidhet divorci”, shtoi burimi.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Aubrey Drake Graham (emri i vërtetë) ngacmoi yllin e “Keeping Up With the Kardashians” edhe në vitin 2018, posaçërisht pas publikimit të “In My Feelings”. /Telegrafi/

Exit mobile version