Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka thënë se shitja e yllit anglez, Jadon Sancho, nuk është e pashmangshme.
Anësori sulmues i Anglisë vazhdon të befasojë me nivelin e treguar te Dortmundi, ku po shënon shumë dhe po dhuron asistime gjithashtu.
Megjithatë, Sancho po lidhet me një largim nga Dortmundi dhe rikthim në Ligën Premier, ku Liverpooli, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të interesuar për të.
Por, drejtori sportiv i klubit gjerman, Zorc këmbëngul se Dortmundi nuk ka ende oferta për shitjen e Sanchos.
“Jadon është një fenomen. Konsistenca të cilën ai po e sjell tani në paraqitjet e tij të larta është mbresëlënëse”.
“Fakti është se asnjë klub tjetër nuk ka kontaktuar rreth Sanchos”, ka thënë Zorc për Bild.
Ndryshe, anglezi ka thyer edhe një rekord me golin e tij të fundit në Bundesliga. /Telegrafi/