Telegrafi

Dortmundi tremb klubet e interesuara, u tregon çmimin astronomik të Haalandit

Klubi gjerman, Borussia Dortmund është e vendosur të mos humbasë sulmuesin Erling Haaland këtë verë dhe i ka vendosur një çmim shumë të lartë për klubet që e duan atë me çdo kusht.

Haaland është shfaqur si një nga lojtarët më të kërkuar në botë pasi e çoi në tjetër nivel lojën e tij dhe golat në Signal Iduna Park.

Tani, Dortmund është i etur të parandalojë interesin në rritje të shpejtë të gjigantëve evropianë si Manchester United, Manchester City dhe Chelsea – së bashku me Real Madridin.

Lexo po ashtu Haaland nuk do të bëjë presion për largim nga Borussia Dortmundi gjatë verës

Interesi i rivalëve të Cityt dhe Unitedin tashmë dihet, me të dy klubet në treg për një qendër sulmuesi të nivelit elitar.

Megjithatë, klubi gjerman është i etur ta mbajë në klub yllin norvegjez dhe largimi i tij do të vinte vetëm për një shifër astronomike.

Sipas gazetës AS, Dortmund ka vendosur një çmim prej 200 milionë eurosh për sulmuesin e tyre sensacional.

Ky çmim vështirë të paguhet nga ndonjë skuadër, sidomos jo tani pas probleme të shkaktuara nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/