Telegrafi

Dorëzohet Putin, pranon që inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë centralin bërthamor Zaporizhzhia

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin ka thënë se zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara do t’u jepet leja për të vizituar dhe inspektuar kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia.

Kremlini e bëri njoftimin pas një telefonate midis Putinit dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kjo erdhi ndërsa pretendimet për luftime pranë uzinës vazhduan, me katër civilë të raportuar të plagosur nga bombardimet ruse, raporton bbc.

SHBA u zotua të premten të dërgojë më shumë armë dhe municione për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

Putin kishte rënë dakord t’u jepte hetuesve të OKB-së “ndihmën e nevojshme” për të hyrë në zonën bërthamore të Zaporizhzhia.

Fabrika ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i marsit, por teknikët ukrainas ende operojnë nën drejtimin rus. /Telegrafi/