Site icon Telegrafi

Dora e Sylvinhos te Shqipëria: Dy afrimet e tij që po i dërgojnë kuqezinjtë drejt Euro 2024

Jasir Asani dhe Mirlind Daku ishin dy lojtarët që vendosën fatin e ndeshjes me Poloninë në Tiranë dhe i dhanë Shqipërisë pikët e plota, që e ngjisin në vendin e parë.

Asani dhe Daku kanë veshur për të parën herë fanellën kuqezi në këtë edicion, me përzgjedhësin Sylvinho që u bëri vend në skuadër, pavarësisht se nuk bëhej fjalë për lojtar të ri në moshë.

Asani, i lindur në Shkup është 28 vjeç, ndërkohë që Daku nga Gjilani është 25 vjeç.

Dy ‘zbulimet’ e Sylvinhos e kanë shpërblyer më së miri besimin e brazilianit. Asani është treguar fenomenal me dy supergola e dy asistime deri tani, ndërkohë që Daku në ndeshjen e parë para tifozëve në “Air Albania” arriti që të shënonte menjëherë sapo u aktivizua në fushën e lojës.

Lexo po ashtu Iu pengon një hero i Kosovës, mediat serbe me kërkesë absurde ndaj UEFA-s që ta dënojnë Mirlind Dakun

Dy ‘baste’ të fituara për Sylvinhon, i cili po merr frytet e punës së tij, teksa pas 5 ndeshjes ka arritur që të marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Një rrugëtim që deri më tani ka shkuar shumë mirë dhe i duhet edhe pa që të arrijë në Euro 2024. /SuperSport/

Exit mobile version