Duket se portieri i ri, Gianluigi Donnarumma ka ndërruar mendjen sa i përket të ardhmes.
Sky Sport Itaila raporton se Donnarumma është shumë afër që të ndërrojë mendjen definitivisht për rinovimin me Rossonerët, ku ai ka një ofertë prej 5 milionë eurosh në vit.
Shenjat duken më pozitive përkundër relacioneve të cunguara mes Milanit dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola.
Nga ana tjetër Juventusi e kërkon portierin si pasardhës të Buffonit, por pas këtyre informacioneve Bianconerët me urgjencë pritet të kërkojnë një portier tjetër.
Donnarumma po kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi pasi ai është dëshirë e madhe e presidentit, Florentino Perezit.
Megjithatë, duket se dashuria e djaloshti për klubin është shumë e madhe, përkundër presionit nga agjenti i tij për të pranuar një ofertë më të mirë ekonomike nga klubet tjera që po e kërkojnë atë.
Donnarumma ishte në presion të madh mediatik kur refuzoi rinovimin me Milanin, teksa së fundmi u sulmua edhe nga tifozët Rossoner.
Portieri është produkt i akademisë së Interit, por vendosi që të kalonte te Milani për të vazhduar karrierën profesionale në Serie A.
/Telegrafi/