Site icon Telegrafi

Donnarumma bisedon me Juventusin dhe Barcelonën

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Milani si një lojtar i lirë dhe është raportuar se ai është në bisedime me Barcelonën dhe rivalët e Juventusit.

Rossonerët sollën portierin e Lille, Mike Maignan, për testet e tij mjekësore të martën, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare.

Ky transferim i Milanit sugjeron që Donnarumma nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij në San Siro dhe pritet të largohet këtë verë.

Lexo po ashtu Maignan po i kryen testet mjekësore te Milani – por kush është transferimi i ri i Rossonerëve?

Juve ishte favoritë për portierin, por Tuttomercatoweb dhe Sportitalia raportojnë se Barcelona ka përputhur ofertën e Bianconerëve me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Nga ana tjetër, Blaugranët do të dërgonin gjermanin Marc-Andre ter Stegen te Borussia Dortmund dhe do të fitonin plus valencë.

Lexo po ashtu Lamtumira sa pikëlluese, aq edhe acaruese: Donnarumma u përshëndet me bashkëlojtarë pas ndeshjes me Atalantën

Donnarumma ishte një produkt i akademisë së të rinjve të Milanit, i cili bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeçare në tetor të vitit 2015.

Ai tani është 22 vjeç dhe portier i zgjedhjes së parë për Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version