Telegrafi

Donaldi dhe Beniada sqarojnë nëse ka pasur diçka mes tyre, modelja tregon nëse është penduar për shoqërimin me aktorin

(Foto: Instagram/iambeniada)

Donald Veshaj dhe Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother VIP, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.

Të pyetur në “Më lër të flas” në Top Channel nga Megi Pojani, modelja e mohoi, ndërsa aktori tha se mes tyre ka pasur kimi shoqërore.

Lexo po ashtu Beniada Nishani: Kam qenë e lumtur edhe para Big Brother, është diçka që kemi brenda vetes tonë

Megi: A mund të bëj një pyetje si publik. Gjatë periudhës që keni qenë në Big Brother, është thënë që ju keni pasur ndonjë gjë me njëri-tjetrin më duket…

Beniada: Jo, asnjëherë…

Donaldi: Jo mo vetëm njëherë në dhomën e rrëfimit.

Megi: Një kimi, apo diçka.

Donaldi: Ka pas kimi, biologji, matematikë.

Megi: Sepse është shumë normale në jetë që njeriu në momente të caktuara që ti mund të jesh edhe në një marrëdhënie por të kesh një ndjeshmëri për dikë tjetër dhe nuk ka gjë të keqe të thuash kisha një flirt me Beniadën.

Donaldi: Me Benidën kisha shoqëri dhe kimi miqësore.

(Foto: Instagram/iambeniada)

Njëherësh, dy artistët kaluan shumë kohë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, ndërsa Donaldi e ka pyetur bukuroshen nëse është penduar që ka kaluar aq shumë kohë me të.

Lexo po ashtu Beniada Nishani: Big Brother VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar

Beniada: Pishman nuk jam bërë për asgjë, e kam shijuar pafund.

Donaldi: Nuk je bërë pishman që ke ndenjur me mua?

Beniada: Asnjëherë! Madje jam bërë pishman që nuk kam ndenjur më shumë me ty.

Donaldi: Okej, duhet të rrinim akoma më shumë aty brenda bashkë?

Beniada: Po.

Donaldi: Po ti pa, që dëgjoje mend e botës.

Beniada: Po ti që ngele me të tjerët.

Romeo: Ti, a flet me të gjithë banorët?

Beniada: Ne a flasim me të gjithë? Me ca po, me ca jo.

Romeo: Po mirë, që t’i bie larg e larg nga Kina, po me Einxhelin a flet?

Beniada: Jo, nuk flasim.

Romeo: Po pse nuk flisni.

Beniada: Po ku di unë e shkreta (qesh).


(Foto: Instagram/iambeniada)