Të famshëm duke përfshirë Taylor Swift, Jay-Z, Sir Paul McCartney dhe Bradley Cooper ishin pjesë e eventit më të madh sportiv të vitit në SHBA – Super Bowl – pasi Philadelphia Eagles mposhti Kansas City Chiefs 40-22.
Por nuk ishin vetëm yjet e muzikës dhe aktrimit që ishin mes turmave për të parë spektaklin e futbollit amerikan në Caesars Superdome në New Orleans, Luiziana.
Donald Trump bëri histori duke u bërë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në një Super Bowl.
Për të brohoritur për të dashurin e saj Travic Kelce, lojtarin e Kansas City Chiefs, ishte Taylor Swift.
Më vonë, Trump me humor tha se e vetmja që pati një natë më të vështirë se lojtarët ishte Taylor Swift, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Swift kishte mbështetur rivalen e Trumpit, Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Kur Trump hyri në stadium, ai u prit me brohoritje nga turma.
Ai e shikoi Super Bowl së bashku me vajzën e tij Ivankan dhe djalin Eric. Zonja e parë, Melania, nuk mori pjesë.
Raportohet se gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump kritikoi Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) dhe anëtarët e saj pasi lojtarët me ngjyrë u gjunjëzuan gjatë himnit kombëtar të SHBA-së për të sjellë vëmendjen ndaj padrejtësive racore.
Yjet në tribuna përfshinin Taylor Swift, Jay Z, Paul McCartney, si dhe yjet e Hollivudit Adam Sandler, Paul Rudd dhe Kevin Costner.
Një nga pjesët më të famshme të Super Bowl është spektakli i pjesës së parë, i cili këtë vit u kryesdua nga reperi Kendrick Lamar.
Ylli i tenisit Serena Williams u shfaq shkurtimisht si kërcimtare.
Kishte rreth 80 vende reklamimi të Super Bowl dhe disa kushtuan një rekord prej 8 milion dollarë për 30 sekonda. /Telegrafi/