Telegrafi

Don Xhoni në maj vjen me një ‘freestyle’

Don Xhon (Foto: Instagram)

Ai ka bërë një vit që nga debutimi në tregun muzikor shqiptar dhe përgjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga reperët më të pëlqyer.

Fjala është për artistin nga Drenica, Don Xhon, i cili vitin e kaluar u konsiderua si fenomen i karantinës për shkak të një videoje që u bë virale.

I njëjti në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram theksoi se sivjet do të punojë edhe më shumë dhe se nuk do të dorëzohet asnjëherë.

Don Xhon (Foto: Instagram)

Në një tjetër postim të ndarë në InstaStory, krijuesi i hitit “Make a Pose” njoftoi se do të vjen me një ‘freestyle’ në muajin maj.

Lexo po ashtu Një vit nga debutimi në muzikë, Don Xhoni: Është vetëm fillimi dhe gjëja më e vogël prej asaj që do të japë në vazhdim

“Unë flas i fundit” mban titullin ky ‘freestyle’, i cili siç bën të ditur publikohet saktësisht më 15 maj.

Don Xhon (Foto: Instagram)

“Maffia” ndryshe është i fundit projekt i lansuar nga Don Xhoni më 8 prill, i cili për pak ditë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/