Ai ka bërë një vit që nga debutimi në tregun muzikor shqiptar dhe përgjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga reperët më të pëlqyer.
Fjala është për artistin nga Drenica, Don Xhon, i cili vitin e kaluar u konsiderua si fenomen i karantinës për shkak të një videoje që u bë virale.
I njëjti në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram theksoi se sivjet do të punojë edhe më shumë dhe se nuk do të dorëzohet asnjëherë.
Në një tjetër postim të ndarë në InstaStory, krijuesi i hitit “Make a Pose” njoftoi se do të vjen me një ‘freestyle’ në muajin maj.
“Unë flas i fundit” mban titullin ky ‘freestyle’, i cili siç bën të ditur publikohet saktësisht më 15 maj.
“Maffia” ndryshe është i fundit projekt i lansuar nga Don Xhoni më 8 prill, i cili për pak ditë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/