Telegrafi

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

Foto: Tayna/Don Xhoni/Instagram

Dy reperët shumë të suksesshëm të estradës, Tayna dhe Don Xhoni, duket se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Kjo është bërë e ditur në një nga kronikat e emisionit “Prive”, të cilët kanë raportuar tashmë se dyshja kanë kontaktuar njëri-tjetrin për bashkëpunim.

Kënga e tyre është finalizuar dhe tashmë pritet vetëm data e publikimit të projektit.

Foto: Tayna/Don Xhoni/Instagram

Është bërë e ditur se kënga nuk do të jetë melankolike dhe me temë dashurie, por më “e egër” në stil.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tayna përndryshe është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Cricket dhe Florin, të titulluar “Magdalena”.

Në anën tjetër, Don Xhoni nuk ka publikuar asnjë projekt të ri që nga fillimi i vitit 2021.

Paraqitja e tij e fundit mbetet ajo në “Gjoni Black”, në dhjetor të vitit të kaluar, teksa bashkëpunimi me Taynën duket të jetë befasia e tij e radhës për fansat. /Telegrafi/