Telegrafi

Don Garber pretendon se pronarët e klubeve po bëjnë gjithçka që munden për të sjellë Messin në MLS

Kryetari apo shefi i Mayor League Soccer, Don Garber ka thënë se shanset që   Lionel Messi të kalojë në MLS këtë verë janë rritur, por nuk do të jetë e lehtë.

Inter Miami është lidhur me një lëvizje të dyfishtë të verës për të nënshkruar me Messin dhe ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, Sergio Busquets, në qershor.

Dyshja janë drejt përfundimit të kontratave me Paris Saint-Germain dhe Barcelona pa asnjë konfirmim mbi planet e tyre për të vazhduar në këtë fazë.

Pavarësisht besimit te PSG dhe Barça, për mbajtjen e dyshes, spekulimet mbeten të vazhdueshme mbi mundësinë për një kalim në SHBA.

Lexo po ashtu “Nuk do ta mohoj”, trajneri konfirmon se Inter Miami dëshiron Messin dhe Busquetsin

Garber u pyet për pikëpamjen e tij për largimin e Messit nga Evropa në muajt e ardhshëm, pasi më parë ishte shprehur hapur për potencialin që yjet botërore t’i bashkohen ligës.

Megjithatë, 65-vjeçari nuk e klasifikon Messin si një opsion negativ, me sulmuesin veteran që pritet të luajë deri në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet së bashku në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

“Ju keni të bëni ndoshta me lojtarin më të veçantë në historinë e lojës”, ka thënë fillimisht Garber në një intervistë për The Athletic.

 

“Pra, kur ka zëra se ai është i lidhur me Inter Miami, kjo është fantastike”.

“Nëse do të ndodhte, do të ishte fantastike për MLS-në, fantastike për Messin dhe familjen e tij”.

“Nuk mund të jap më shumë detaje sepse nuk i kemi”, përfundoi i pari i MLS. /Telegrafi/