David Cameron, shefi i ri i diplomacisë britanike, ka premtuar sot në Kiev para presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmën ushtarak për Ukrainën.
Vizita e Cameron në Kiev është e para pasi si ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe, pasi së fundmi u emërua nga kryeministri Rishi Sunak, transmeton Telegrafi.
“Doja që kjo të jetë vizita ime e parë. Do të vazhdojmë t’ju ofrojmë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe para se gjitha ajo për të cilën keni nevojë më së shumti tani dhe vitin e ardhshëm – ndihmën ushtarake”, tha Cameron në takim me Zelensky.
E presidenti ukrainas falënderoi ministrin e Jashtëm britanik për vizitën.
“Faleminderit që keni ardhur, është shumë e rëndësishme. Bota nuk është e fokusuar në situatën në fushëbetejë në Ukrainë, për shkak të krizës në Lindjen e Mesme”, tha Zelensky.
Ai theksoi se gjatë takimit me delegacionin britanik kanë diskutuar për “dërgimin e armëve, forcimin e mbrojtjes kundërajrore, mbrojtjen e infrastrukturës”. /Telegrafi/
🇬🇧🇺🇦 New British Foreign Minister David Cameron meets with Ukraine’s Volodymyr Zelenskyy in Kyiv.#Ukraine #Kyiv #Kiev #Zelensky #Zelenskyy #Britain #UK #Cameron pic.twitter.com/m8Nr2T2zLB
— Attentive Media (@AttentiveCEE) November 16, 2023