Dy zyrtarë të lartë të Porsche kanë konfirmuar se gjenerata e re 911 do të ketë edhe një version hibrid.
Gjenerata e re 911 pritet të dalë në vitin 2018. Sipas shefit të kompanisë, Frank-Stefan Walliser, Carrera 4 do të jetë modeli i parë që do të ketë trajtim hibrid duke u pajisur me një motor elektrik në boshtin e përparmë rrotat e prapme do të kenë fuqi nga motori me djegie.
Walliser thotë se një motor i thjeshtë besohet se do të jetë zgjedhja më e mirë për shkak se është më i lehtë se motorët turbo, transmeton koha.net.
Drejtori i departamentit hulumtues të Porsche, Wolfgang Hatz, po ashtu ka konfirmuar se modeli hibrid 911 është në plan dhe do të ketë motor të thjeshtë.
Hatz ka theksuar se fansat e gjeneratave 911 do ta pranojnë shumë lehtë idenë e veturës hibride dhe se teknologjia do të jetë shumë argëtuese.
Deri atëherë, Porsche do të lansojë një përditësim për gjeneratën aktuale të Porsche 911 këtë vjeshtë në “Frankfurt Motor Show”.