Telegrafi

Do të vijë një model i ri nga Mini

Kompania Mini vitin e kaluar ka përtërirë versionin e tanishëm të veturës Countryman, ndërsa gjenerata e re, sipas mediave britanike, mund të prezantohet në fund të vitit 2016 si një model për 2017.

Një nga rivalët e Couyntrymanit të ri do të jetë Audi Q1 dhe se si mund të duket Countryman II e tregon ky render për uebfaqen Worldcarfans.com.

Countryman II do të jetë më i madh se paraardhësi, më i gjerë dhe me bosht më të madh dhe do të jetë Mini më i madh në segmentin e vet nga të gjitha modelet tjera.

Ky model do të projektohet në platformën UKL1 me rrotat e para për lëvizje, por për konsumatorët në dispozicion do të jetë edhe versioni 4×4, transmeton Koha.net.

Në dispozicion do jenë edhe versionet Cooper, S, SD dhe John Cooper Works dhe në këtë segment do të jenë edhe motorët Turbo me tre cilindra. /Koha/