Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit.
Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Suharekë, Pejë, Gjakovë, Rahovec.
Lexoni të plotë raportin:
Prishtinë 18.06.2024-14:02. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar fëmijën që të takohet me babanë e saj, të dyshuarin mashkull kosovar, është kanosur nga i njëjti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Suharekë 18.06.2024-18:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, (vëllezër) pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, njeri prej tyre pëson lëndim trupore dhe pranon tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Pejë 16.06.2024-07:00. Më 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyrë, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Gjakovë 18.06.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 17.06.2024-15:07. Lidhur me rastin, me 18.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/