Telegrafi

Djali i Mihrijes dhe Naimit, Plato lanson videoklipin e këngës “Riprezentim”

(Foto: Instagram/ThePlato_)

Plator Abazi e ka publikuar këngën e re, “Riprezentim”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge është realizuar nga producenti i njohur Cricket.

Tekstin e ka shkruar vet Plato, ndërsa ana vizuale është realizuar nga MProduction.

Plator Abazi është djali i dy këngëtarëve të njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

Ai kishte debutuar në muzikë para katër vitesh duke realizuar një duet me nënën e tij, të titulluar “Fama”.

E së fundmi, ai ka vendosur që t’i rikthehet sërish muzikës, duke bërë gati projektin e tij të ri.

Natyrisht se kënga e re e djalit të tyre është promovuar në rrjetet sociale edhe nga prindërit e tij të famshëm. /Telegrafi/