Telegrafi

Djali i legjendës së Celticut ‘refuzon’ Rangers, tifozët një mal me ofendime (Foto)

Jordan Larsson, që është djali i legjendës së Celticut, Henrik Larsson, aktualisht luan nën urdhrat e babait te Helsingborgu.

Sikurse babai i tij edhe 19 vjeçari siç duket nuk a ka shumë në qejf skuadrën e Rangers.

Legjenda suedeze Henrik Larsson kishte lënë Helsingborgurn për të kaluar te Feyenoord, pastaj e kishte vazhduar karrierën në Skoci te Celtic.

Djali i tij Jordan Larsson është përgjigjur në një pyetje në Twitter, ku kërkohej që ai të kalonte te Rangers.

Lexo po ashtu Ndodhë edhe kjo, Larsson nuk e lë djalin e tij të luajë për Suedinë

Ai e kishte refuzuar këtë kategorikisht, ndërsa kishte marrë shumë komente jo të mira nga fansat e Rangers. /Telegrafi/