Miliarderja dhe influencerja amerikane, Kim Kardashian ka ndarë një video të djalit të saj Saint (8 vjeç) duke ecur në një fushë futbolli përkrah lojtarit legjendar, Lionel Messi.
Momenti i jashtëzakonshëm ndodhi të dielën mbrëma përpara ndeshjes së Inter Miamit dhe L.A Galaxy në Los Angeles, shkruan PageSix.
“Saint duke ecur me Messin në fushë gjatë ndeshjes LA Galaxy kundër Inter Miamit”, shkroi Kardashian, bashkangjitur një videoje të shpërndarë në rrjetin social X.
“Ai po e jeton ëndrrën absolute”, theksoi tutje miliarderja.
Megjithatë, jo të gjithë e ndanë entuziazmin e njëjtë me influenceren e familjes Kardashian, pasi shumë përdorues thanë se në vend të djalit duhej të ishte dikush që me të vërtetë e meritonte.
Saint walking Messi out on the field tonight at the La Galaxy vs Inter Miami game!!! He is living the absolute dream! pic.twitter.com/g6ZEy6ujYr
— Kim Kardashian (@KimKardashian) February 26, 2024
“Kur flasim për privilegjet. Shpresoj që djali i saj di të gjuajë topin”, shkroi një përdorues.
“Do të ishte mahnitëse nëse do t’i jepej mundësia një fëmije që me të vërtetë e meriton. Jo dikush që ka qenë shumë me fat që është lindur në një familje miliarderësh”, theksoi një përdorues tjetër.
“Ja çfarë mund të blejë paraja”, shtoi një tjetër.
Megjithatë, kishte të atillë edhe që i dolën në mbrojtje miliarderes, të cilët i quajtën si absurde reagimet urrejtëse. /Telegrafi/