Mjafton vetëm një postim i përbashkët i tyre i publikuar në rrjetin social, Instagram, për të kuptuar se diçka po zihet mes tre artistëve të njohur të showbizit shqiptar.
Fjala është për DJ-të e famshëm të vendit tonë, PM dhe Dagz, të cilët kanë bashkuar forcat me këngëtarin Young Zerka për një projekt të ri muzikor.
Kënga e re e tyre është konfirmuar për Telegrafin nga Pajtim Krasniqi i njohur me emrin e artit si DJ PM, i cili tregon se ky projekt i tyre pritet të lansohet së shpejti.
“Një këngë e re po vjen nga unë DJ Dagz dhe Young Zerka, e cila do jetë më ndryshe por në stilin e Zerkës”, ka thënë DJ PM për Telegrafin.
“Xhirimet e videoklipit pritet të fillojnë shumë shpejt dhe ky projekt pritet të përfundohet brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë mes tjerash Pajtim Krasniqi.
Të njëjtit vijnë me projektin e parë të përbashkët, teksa pritet që të pëlqehet nga fansat e tyre, pasi shpesh kanë realizuar prurje muzikore më të veçanta.
Young Zerka përndryshe javën e kaluar solli këngën e re “Money” në duet me artistin Eri Dee, derisa DJ PM dhe Dagz muaj më parë publikuan këngën e re dhe të fundit “Boll mo” në bashkëpunim me Gesko.
Këta të fundit edhe këtë verë kanë qenë mjaft të pranishëm në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/