DJ-të e njohur, PM dhe Dagz, pas daljes nga Big Brother VIP kanë nisur punën për projekte të reja muzikore.
Ata janë në përgatitje të një kënge të re, të cilën do ta sjellin së shpejti në bashkëpunim me reperin tetovar, S4MM.
Lajmi u bë i ditur nga vet artistët në postimet që kanë ndarë me fansat në rrjete sociale.
“Tinzake” ndërkohë quhet projekti i tyre, i cili siç mësohet do të publikohet në muajin shkurt.
Besohet që kjo këngë e treshes së njohur do të mirëpritet edhe nga publiku, marrë parasysh suksesin që yjet kanë në tregun muzikor shqiptar.
Në ditët në vazhdim gjithashtu do të zbulohen edhe disa detaje të tjera rreth këtij projekti.
PM dhe Dagz këtë kohë shijuan një eksperiencë të bukur në BB VIP, të cilët krijuan një lojë të bukur e rrëfyen shumë gjëra nga jeta e karriera profesionale. /Telegrafi/