Suite Shiki-Shima është treni që do të niset gjatë muajit maj në Japoni, i cili përmban nivel shumë të lartë të luksit.
Treni ekskluziv që ofron dhoma dykatëshe dhe pamje panoramike, është krijuar nga dizajnerët që janë të angazhuar na Ferrari, Porsche dhe Maserati, transmeton Telegrafi.
Kompania e hekurudhave ka bërë të ditur se treni do të gjarpërojë në tërë vendin, duke i dhënë mundësi 34 udhëtarëve, të zgjedhin itinerarin, një, dy apo tre ditësh.
Qëndrimi tyre bëhet në formë ekskursioni, me pushime të ndryshme për shëtitje jashtë dhe tri shujtat në restorantin luksoz.
Orenditë e shtrenjta, të punuara me kujdes, si dhe shërbimi 24 orësh janë gjërat kryesore në këtë tren, që ofron 17 dhoma për nga dy persona.
Më poshtë mund të shihni, se si duket enterieri i punuar nga dizajnerët e kompanive që prodhojnë makine të kualitetit të lartë. /Telegrafi/