Site icon Telegrafi

Dizajnerët e Ferrarit punojnë konceptin e ri të traktorit Zetor (Foto)

Gjatë një panairi të agroteknikës në Hanover të Gjermanisë, është prezantuar koncepti i një traktori të ri.

Traktori që nuk arrin më shumë se 48 kilometra në orë, ka kënde dhe finesa delikate, të punuara pikërisht nga dizajnerët e markës së veturave luksoze.

Deri më tani, traktori që pritet të ketë sistem unik, mbetet vetëm në koncept, pasi nuk do të prodhohet vetëm nga Ferrari, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë pune është kërkuar nga kompania çeke Zetor, që punon traktorë për 70 vite me radhë.

Prodhimi i kësaj makine, që pritet të bëhet në bashkëpunim mes dy kompanive, mendohet se do të ndikojë në shumë ndryshime në fushën e agrikulturës. /Telegrafi/

Exit mobile version