Alfa Romeo me krenari ka prezantuar veturën e re ‘4c Spider’.
Shumëkush mund të bëjë vetura të mira, mirëpo kur është fjala për automjetet sportive, Italia vazhdon të jetë e paarritshme. Dëshmi për këtë është edhe modeli i ri i Alfa Romeos.
Është vështirë të pranohet transformimi i një versioni kupe në veturë pa kulm, mirëpo ‘4c Spider’ përshtatet për mrekulli me këtë ndryshim.
Motori është turbo me benzinë 1.7 l që zhvillon 237 KF dhe moment rrotullimi prej 350Nm. Alfa Romeo 4c Spider arrin shpejtësi maksimale prej 257 km/h, ndërsa nga 0 deri në 100 km/h arrin për 4.1 sekonda.
Automjeti posedon edhe disa regjime të vozitjes: All-Weather (ofron siguri në ndryshimet e motit), Natural (komoditet gjatë vozitjeve të gjata), Dynamic (performanca më të mira gjatë vozitjeve më agresive) dhe Race (regjim i dedikuar për vozitje maksimale sportive). /Telegrafi/