Që kur është lansuar në mars të 2016-ës, The Division është bërë një prej video-lojërave më të popullarizuara, duke thyer edhe rekordet e veta të shitjeve, gjatë ri lansimeve periodike.
Edicioni i ri që pritet të lansohet gjatë muajit që vjen, do të ketë ndryshime të sistemit të zonave të lojës, transmeton Telegrafi.
Kompania Ubisoft, për The Division 2 ka zgjedhur Washington D. C, duke lënë prapa aventurat në New Yorkun e mbuluar nga bora.
Ndryshime të dukshme do të ketë në Dark Zones, apo zonat e errëta, që janë të ndara në tri kategori, zona perëndimore, lindore dhe jugore.
Secila prej zonave i ka karakteristikat e veta, teksa i shërben një formati tjetër të betejave luftarake. Dark Zone West është e dedikuar për luftëtarët me më pak eksperiencë, që tregojnë aftësitë luftarake në pjesë urbane.
Në Dark Zone East, luftëtarët i shohin shenjat dalluese të Washington D. C dhe duhet të luftojnë në strategji shumë më të thelluara. Për dallim prej të parave, Dark Zone South është vendosur në male, për një sistem krejt tjetër lufte, teksa ka mundësi edhe për vjedhjeve.
Në të gjitha nivelet e luftërave të The Divizion 2, mund të luajnë deri në 12 lojtarë, në platformat PS4, Xbox One dhe PC. /Telegrafi/