Site icon Telegrafi

Ditë vendimtare për transferimin e Scamacas te Interi

Gianluca Scamacca do të jetë futbollist i ri i Interit, edhe pse duhet pritur edhe pak për marrëveshjen përfundimtare.

Në fakt sulmuesi italian ka gjetur tanimë marrëveshje personale me Interin dhe po pret dy klubet që ta bëjnë një gjë të tillë.

West Ham është i vendosur të fitoj 30 milionë euro nga shitja e lojtarit, ofertë që ende nuk është rritur nga Neroazzurët.

Lexo po ashtu Detajet e transferimit të Scamaccas te Inter, zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

Interi i është afruar 25 milionëve bashkë me bonuset dhe diferenca që ndan palët është tashmë pesë milionë euro.

Vullneti i lojtarit, që është vetëm Interi, mund ta tejkalojë këtë ngërç të fundit, derisa ‘La Gazzetta dello Sport’ njofton se reprezentuesi italian mund të jetë pjesë e Interit në fillim të javës së ardhshme.

Lexo po ashtu Interi po ia merr Romës nga duart Scamaccan

Dy klubet do të kenë një takim ditën e sotme ku do të mundohet të zgjidhet ngërçi dhe Scamacca t’i bashkohet Neroazzurëve.

Debutimi i sulmuesit italian me fanellën zikaltër pritet të bëhet në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës shqiptare Egnatia më 13 gusht. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version