Telegrafi

Ditë të mira për Gjilanin: Gjashtë afrime deri më tani, priten edhe katër tjera

Gjilani sot ka startuar në sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke marrë një barazim pa gola ndaj Prishtinës, ndërsa po punohet për konsolidimin e skuadrës.

Edhe pse sot luajtën me lojtarë të ri, skuadra gjilanase po vazhdon me afrime cilësore.

Ditë më parë, Getnjan Mezani mori drejtimin e Gjilanit, ndërsa ka ofruar Betim Halimin dhe Dajan Shehin.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës - shumë raste, por pa konkretizim

Numri i transferimeve ka shkuar në gjashtë, pasi që pjesë e skuadrës do të jenë edhe Kushtrim Shabani, Besir Demiri, Elvedin Heric dhe Edi Basa.

Por, Gjilani nuk do të ndalet me kaq, pasi në plan janë të ofrohen edhe katër futbollistë cilësor.

Duke llogaritur edhe lojtarët që luajtën sot dhe afrimet e reja, Gjilani pritet të jetë arrë e fortë për çdo kundërshtarë në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/