Site icon Telegrafi

“Dita kur LVV dhe Lista Serbe u koordinuan” – Haradinaj kujton ditën kur veteranët mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka rishpërndarë një deklaratë të tij, të dhënë një vit më parë pas votimit të Projektligjit për pagën minimale në Kosovë në vitin 2022, i cili kishte lënë të pa përfshirë veteranët e UÇK-së në këtë Projektligj.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo ishte fjala e tij në ditën “kur Vetëvendosje dhe Lista Serbe në koordinim votuan kundër që veteranët të përfshihen në ligj”

Haradinaj, e kishte quajtura si ditë e fitores së fëmijëve të UDB-asheve.

Lexo po ashtu Audio-incizimi Kusari-Simiq: Ramushi po i fryn listat e veteranëve, Urani është 'idiot' dhe e pyet Sllavkon “a e din ti kush është Bekim Haxhiu”

“Sot është një ditë e çuditshme në Kuvendin e Kosovës. Jam shumë i bindur që edhe Rrahman Morina do t’ia kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit ku kanë mbërri. Sot e kemi parë një fitore të UDB-ashve ose të fëmijëve të tyre të përkrahur edhe me votën e Listës Serbe në mënyrë transparente bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për me votu një ligj me të cilin i përjashtojnë kategoritë e lirisë, pra UÇK-n nga një pagë minimale”, pati thënë Haradinaj një vit më parë.

Ai kishte deklaruar se kjo ditë po shpërfaqë pamjen më të turpshme që ka mundur t’i ndodh Kosovës.

“Nuk po bëhet fjalë për ndonjë shpërblim por të paktën me i përfshi në pagën minimale. Sot jemi dëshmitarë që në Kuvendin e Kosovës është rikthye Rrahman Morina, UDB-ja dhe Lista Serbe duke votuar bashkë e duke e dhënë pamjen më të turpshme që ka mundur t’i ndodh Kosovës”, ka thënë Haradinaj atë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version