Telegrafi

Dita e finaleve, sot vendoset fituesi i Kupës në tri liga të mëdha evropiane

Barcelona - Valencia (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sot (e shtunë) është dita e tri finaleve të Kupës në tri shtete të mëdha dhe njëherë liga të forta evropiane.

Mbrëmja e së shtunës pritet të na dhurojë disa ndeshje interesante dhe atraksion futbollistik.

Kjo pasi luhet tri finale të Kupës së shteteve: në Spanjë, në Gjermani dhe në Portugali.

Lexo po ashtu Barcelona përballë Valencias në finalen e Kupës së Mbretit si dhe ndeshjet vendimtare në Serie A mund t’i shikoni në Ipko

Finalja më interesante pritet të jetë ajo në Spanjë, ku Barcelona dhe Valencia do të luajnë nga ora 21:00 në stadiumin Benito Villamarin për finalen e Copa del Rey.

Ndeshja e fortë pritet të jetë edhe finalja gjermane e DFB Pokal, ku nga ora 20:00 në Olympiastadion të Berlinit do të ndeshen RB Leipzig dhe Bayern Munich.

E treta dhe jo më pak interesantja është Taca de Portugal, ku dy rivalët e vjetër, Sporting Lisbona dhe Porto do të kërkojnë Kupën e Portugalisë në ndeshjen e orës 18:15 në stadiumin Nacional.

Ndryshe, dje (e premte) gjatë ditës u zhvillua edhe finalja e Kupës së Kosovës, ku Feronikeli mposhti Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5-1. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Feronikeli fiton edhe Kupën e Kosovës, kampioni shkatërron Trepçën ‘89 në finale