Mohamed Salah i ka kërkuar Liverpoolit që të largohet nga në verë pas një diskutimi të ashpër me Jurgen Kloppin.
Salah edhe këtë sezon ka qenë brilant për Liverpoolin, si me gola ashtu edhe me lojë.
Ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 10 asistime deri në këtë pikë të sezonit.
Dy sezone të jashtëzakonshme kanë bërë që shumë klube ta kërkojnë lojtarin, me Real Madridin që është në krye.
Sipas AS, egjiptiani i ka kërkuar klubit që të largohet në verë.
Gjithmonë sipas gazetës spanjolle lojtari ka pasur një diskutim të ashpër me trajnerin Jurgen Klopp.
Si rezultat i këtij debati të ashpër, Salah ka kërkuar zyrtarisht largimin. Flitet se stafi menaxherial i Liverpoolit kanë tentuar ta bindin për këtë vendim.
Agjenti i lojtarit i ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke tentuar që ta minimizojë situatën.
Talking out of their AS again I see.
— Ramy Abbas Issa (@RamyCol) April 17, 2019
Liverpooli është në pozitë të mirë që të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku sonte takohet me Porton të cilën e mposhti në ndeshjen e parë 2-0. /Telegrafi/