Telegrafi

Diskutim i nxehtë mes yjeve të Chelseat në humbjen ndaj Arsenalit

Ben Chilwell dhe Thiago Silva u panë duke zhvilluar një diskutim të nxehtë gjatë kapitullimit të pjesës së parë të Chelseat ndaj Arsenalit në Emirates Stadium.

Golat e Martin Odegaard dhe Gabriel Jesus panë që ndjekësit e titullit të krijojnë në një epërsi prej tre golave ​​në pjesën e parë, me skuadrën e Frank Lampard që nuk mund t’u kundërpërgjigjej.

Arsenali dukej se do të kthehej në kryen e tabelës së Ligës Premier pasi ia dolën të shënonin tre gola për pak më shumë se gjysmëore lojë.

Chilwell dhe Silva u panë duke u përfshirë në një grindje e zjarrtë për pozicionimin në mbrojtje dhe faktorë të tjerë që çuan në dyfishimin e epërsisë së Arsenalit.

Silva dukej se bënte me duart e tij në një mënyrë jashtëzakonisht të acaruar përpara se Enzo Fernandez, një nga nënshkrimet e shumta të klubit në pronësi të Todd Boehly, të ndalonte brazilianin.

Chilwell dukej se po i bënte me shenjë nga mesfusha, me pjesën më të madhe të aksioneve të Arsenalit duke filluar pikërisht nga aty. /Telegrafi/